Arben Vitia emërohet Ministër i Shëndetësisë
Shëndetësi / 26 Dhjetor, 2022
admin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.

Vitia e mbante këtë post edhe më herët, para se të dorëhiqej prej tij shkaku i garimit të kryetar të Prishtinës.

Doktor Arben Vitia njihet më së shumti nga mandati i tij si drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Më poshtë është biografia e plotë e tij:

Arben Vitia u lind me 24 dhjetor 1973, në Prishtinë. Ai diplomoi në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme. Gjatë vitit 2003-2004 ka punuar si Mjek në Mitrovicë. Ka punuar si Këshilltar profesional në kompaninë “Agani” dhe në kompaninë “Keis”. Që nga viti 2010, ai është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi.

Të gjitha lajmet nga Arben Vitia
Në vitet 2013-2018 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, e cilësuar si një nga drejtoritë me të suksesshme gjatë dy mandateve. Ka ndjekur trajnime dhe programe të shumta për shëndetin publik dhe menaxhimin në shëndetësi duke përfshirë programin IVLP “Public Health Issues in the US” në ShBA.

Në vitin 2018 është emëruar si Koordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe po në atë vit është zgjedhur si Kryetar i kësaj Qendre ku vazhdon të jetë akoma. Arbeni është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Shperndaje: