Komuna e Ferizajt jep tender 7.4 milionë euro për ndërtimin e një nënkalimi
Prokurim / 18 Maj, 2023
admin

Tender në vlerë 7.4 milionë euro ka dhënë para pak ditësh komuna e Ferizajt, që drejtohet nga Agim Aliu.

Ishte vetë kryetari ai që hodhi firmën në ujdinë e nënshkruar mes komunës dhe operatorëve ekonomikë, “Infrastruktura”, “Bardhi”, “Linda” dhe “Berisha Company”.

Këtyre iu besua puna për ndërtimin e një nënkalimi të ri për vetura dhe këmbësorë afër stacionit policor në Ferizaj.

Në këtë aktiviteti prokurimi u përdor procedura e hapur.

Kishte pos dy oferta.

Ajo e operatorëve ekonomikë, “Infrastruktura”, “Bardhi”, “Linda” dhe “Berisha Company”, 7.4 milionë euro.

Dhe tjera e “Vali Invest”, 7.9 milionë sosh.

Fitoi e para, meqë kriter kryesor për dhënie ishte tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët.

Komuna në krye me Agim Aliu kishin hartuar një komision që do të përzgjidhte ofertat.

Komisioni kishte vlerësuar se kompania “Vali Invest” nuk plotëson disa prej kritereve të kërkuara në Dosjen e Tenderit. Në anën tjetër, grupi i operatorëve ekonomikë, “Infrastruktura”, “Bardhi”, “Linda” dhe “Berisha Company”, po.

Zyra e Prokurimit në Ferizaj kishte refuzuar kërkesën për shqyrtim të kompanisë Floring.

 

Shperndaje: