Komuna e Graçanicës jep tender afër 270 mijë euro për sigurimin fizik të objektit të saj
Prokurim / 21 Shkurt, 2023
admin

Komuna e Graçanicës ka dhënë një tender në vlerë afër 270 mijë euro për sigurimin fizik të objektit të saj.

Kontratën tre vjeçare ajo e lidhi me kompaninë “MEB”, e cila u shpall fituese në këtë aktivitet prokurimi, raporton “Front Online”.

Kjo komunë, me shumicë serbe, kishte planifikuar të harxhojë 290 mijë euro për tenderin.

Tenderi u zhvillua përmes procedurës së hapur.

Oferta e kompanisë MEB dalloi për pak euro me ofertën e një tjetër operatori garues, i cili pati ofertuar më lirë, por ishte shpall i papërgjegjshëm.

Çmimet e dy bizneseve tjera ishin më të shtrenjta, raporton “Front Online”.

Kompania MEB është regjistruar si biznes në vitin 2016.

Ajo, sipas të dhënave në uebfaqen e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare, figuron se merret me aktivitete që lidhën me sigurimin fizik.

Është në pronësi të Anil Damkës dhe Silaaytolun Damka. /“Front Online”

Shperndaje: