Kontrata 15 milionëshe në ministrinë e Sveçlës/ Opozita: Ndaleni tenderët një burimor, janë korruptivë
Lajme / 13 Prill, 2023
admin

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka harxhuar rreth 15 milionë euro për furnizim me disa licensa të Microsoft-it, duke e shpërblyer me tender kompaninë shqiptare “Infosoft”.

MPB ka përdor procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës në këtë aktivitet prokurimi.

Praktikën e pushtetit për dhënie të tenderëve një burimor, si ky për të cilin raporti Front Online, po e kritikojnë nga opozita.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala thotë për “Front Online” se kjo dukuri është më e theksuar tek ndërmarrja KEK dhe pikërisht tek Ministria e Punëve të Brendshme, për të cilën raportoi Front Online.

“Është e vërtetë që në kuadër të menaxhimit të institucioneve si në KEK dhe Ministri të Punëve të Brendshme dhe shumë institucione tjera, shumica e tenderëve janë me procedura një burimore. Kjo është mundësi e madhe e manipulimit dhe rritjes së keqpërdorimeve. Kjo dukuri po bëhet e përditshme”, u shpreh Shala.

Ai ka bërë thirrje që të ndalet kjo praktikë qeveritare siç e ka quajtur ai korruptive.

“Është praktike e keq dhënia e tenderëve të mbyllur. Duhet të ndërpritet shpejt dhe shkalla e dëmtimit të buxhetit është e lartë. Rritet korrupsioni”, theksoi ai.

Kërkesë të ngjashme kanë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputetja e këtij subjekti, Valentina Bunjaku bile po kërkon që Qeveria të bie.

“Kjo është qeveri e krimit dhe korrupsionit. Duhet me ndalë praktikën e tenderëve një burimor dhe qeveritarët duhet me shku prej shpije”.

“Çdo minutë që rrinë kjo Qeveri, qytetarë e pësojnë edhe më shumë, edhe më keq”, u shpreh Bunjaku për “Front Online”.

Tenderi sekret/ Ministri Sveçla jep kontratë një burimore rreth 15 milionë €

 

 

 

 

Shperndaje: