Kurti: Pezullimi i Kosovës nga “Defender Europe” është fatkeqësi
Lajme / 31 Maj, 2023
admin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pezullimi i Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Europe” është një fatkeqësi.

“Më lejoni të theksoj se SHBA-ja është mike, partnere e aleate e pazëvendësueshme për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, për demokracinë dhe zhvillimin tonë”, tha Kurti për Radion Evropa e Lirë.

Kujtojmë se SHBA-ja, të martën, e përjashtoi Kosovën nga pjesëmarrja në “Defender Europe” – një stërvitje ushtarake e udhëhequr nga Amerika në Evropë – me arsyetimin se Kosova i injoroi këshillat e saj për të shmangur rritjen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Shperndaje: