Ministria e Sveçlës jep tender 1.5 mln euro, kishte oferta edhe më të lira
Prokurim / 20 Shkurt, 2023
admin

Rreth 1.5 milionë euro pritet të kushtojë ndërtimi i objektit të Komisionit të Pavarur të Medieve.

Kaq është shuma që ka ndarë Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës për këtë projekt para pak ditësh.

 

Punët për ndërtimin e hapësirës i janë besuar konsorciumit AAG Projekt dhe Ac Ing, në arkat e të cilave do të derdhen edhe paratë.

 

Grupi i operatorëve ekonomikë u shpall fitues në mesin e tetë kompanive sa aplikuan gjithsej për tenderin.

Oferta e tyre u cilësua si më e lira në mesin e kompanive që Ministria i shpalli të përgjegjshme.

Të tjerat kompani që ishin më të lira nuk u shpallën të përgjegjshme.

Ministria e Punëve të Brendshme kishte parashikuar 1.8 milionë euro për objektin.

 

Adresa aktuale e KPM-së është në lagjen Pejton në kryeqytet.

I themeluar në vitin 2005, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës. Me nenin 141 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës KPM përcaktohet organ i pavarur.

Në bazë të Ligjit Nr. 04/L-44, KPM-ja licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

Përgjegjësi e KPM-së është të nxisë dhe të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe për menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.

Shperndaje: