Në listën e ngushtë për Guvernator të BQK-së edhe Ahmet Ismajli, që ishte Drejtor i Thesarit kur u vodhën 2 milionë euro
Lajme / 26 Janar, 2023
Enis Veliu

Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu, Shkendije Himaj, janë zgjedhur në listën e ngushtë të kandidatëve për të marrë drejtimin e Bankës Qendrore të Kosovës që të dërgohen në Kuvendin e Kosovës.

Kështu njoftoi BQK-ja me anë të një komunikate për shtyp lidhur me konkursin për pozitën e Guvernatorit/es në këtë institucion.

E në listën e ngushtë të kandidatëve po del të jetë edhe Ahmet Ismajli, i cili me një vendim të kryeministrit Albin Kurit u emërua anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, pas skandalit ku nga Thesari i Shtetit u vodhën 2 milionë euro, raporton Demokracia.com

Ismajli i cili ishte Drejtor i Thesarit në kohën kur nga thesari u vodhën 2 milionë euro, u emërua në Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me një vendim të Qeverisë Kurit në korrik të viti të kaluar.

“Veprimi qe ka ndodhur eshte krejtesisht individual, duke tejkaluar autorizimet ligjore, duke ndermarre veprime te palejuara, duke krijuar perdorues false në sistem dhe duke thyer/resetuar fjalekalime te zyrtave pergjegjes te ministrise nga e cila jane marre mjetet. Ju njoftoj se ne cilësinë e Drejtorit nuk kam nënshkruar asnjë dokument dhe as s’kam dhënë asnjë aprovim për këtë rast. Për më tepër, gjatë gjithë asaj jave ne kemi qenë me grupin punues ndërqeveritar për përfundim të pakos se rimekembjes, e cila vetëm dy ditë më pas u lancua dhe ekzekutua me sukses të plotë (u ekzektuan njëherësh mbi 15 mijë pagesa, në vlerë 37.3 mil për një ditë, nga pako 60 milionë)”, thuhej në një sqarim të Ismajlit pas rastit që kishte ndodhur në Thesarin e Shtetit.

Ismaili tani është përzgjedhur në listën e ngushtë të kandidatëve për të parin e BQK-së. 

Shperndaje: