Problemi me pasaporta e patentë-shofer, MPB furnizohet me material bazik
Lajme / 26 Janar, 2023
Enis Veliu

Gjatë kësaj jave Ministria e Punëve të Brendshme është pajisur me material bazik për prodhimin e dokumenteve personale e që janë pasaporta dhe patentë-shofer.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.

Ajo, ka thënë se sipas kontratës së nënshkruar me kompaninë kontraktuese, me pjesën tjetër të materialit do të furnizohen në fillim të shkurtit dhe marsit, kur edhe pritet që kjo problematikë të marrë fund.

“Ashtu siç kemi premtuar, një pjesë e materialit bazik për prodhimin e dokumenteve personale ka arritur në Kosovë gjatë kësaj jave. Në fillim të muajit shkurt dhe mars do të arrijë pjesa tjetër e materialit, bazuar në kontratë. Gjendja aktualisht është stabilizuar dhe qytetarët janë duke u pajisur me dokumente persona”, ka thënë Fetoshi për Front Online.

Për shkak të mungesës së materialit për t’u pajisur me pasaporta, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kishte kërkuar nga shteti i Gjermanisë që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u ka skaduar pasaporta.

Shperndaje: