Shkelën rëndë ligjin për tenderin e insulinave, shefit të prokurimit i merret licenca
Shëndetësi / 4 Janar, 2023
admin

Për shkak të shkeljeve të rënda dhe të vazhdueshme të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KPRR) ia ka anuluar certifikatën e prokurimit, shefit të Prokurimit të Ministrinë e Shëndetësisë Ismet Hyseni, deri sa zyrtarit të Prokurimit të kësaj ministrie Berat Marmullakut, po ashtu për shkelje të LPP-së i ka shqiptuar vërejtje me shkrim.

 

Në vendimin e KRPP-së të siguruar nga “Front Online” thuhet se Hyseni ka vepruar në kundërshtim me  Ligjin e Prokurimit Publik, fillimisht duke bërë dy zgjidhje kontradiktore, ku për të nijetin aktivitet Prokurimi, për të njëjtin produkt, me të njëjtat kritere në Dosje të Tenderit (DT) në fillim Operatorin Ekonomik (OE) “Pharma Leader” e rekomandon për kontratë  për lotin I dhe III, deri sa më pas duke u bazuar në raportin e rivleresimit të datës 04.03.2021 për të njëjtin aktivitet prokurimi, për të njëjtin produkt, me të njëjtat kritere në Dosje të Tenderit, me çmim më të shtrenjtë Operatorin Ekonomik “Meditech” e rekomandon për kontratë.

“Duke mos respektuar vendimin e OSHP-së dhe duke anuluar aktivitetin e Prokurimit në kundërshtim me nenin 62 të LPP-së I ka vazhduar shkeljet ligjore të cilat me cilat me Rregullat dhe Procedurat e Dhënies dhe Revokimit të Certifikatës Profesionale për Prokurim Publik konsiderohen si shkelje të rënda. Si rrjedhojë e kësaj komisioni propozon anulimin e certifikatës së prokurimit për Ismet Hysenin” thuhet në vendimin e KRPP-së.

Aty më tutje thuhet se sipas nenit 40.3 I Rregullave dhe Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik (RRUOPP) paragrafi fundi përcakton se secili anëtari komisionit do të nënshkruaj deklaratën duke përdorur formën standarde të aprovuar nga KRPP-ja. Këtu thuhet se secili anëtar merr përgjegjësi të plotë individuale për vlerësimin e kryer të ofertës sa i përket vlerësimit teknik.

 

“Bazuar në këtë nen dhe bazuar në raportin e vlerësimit të ofertave vlerësojmë se Berat Marmullaku është pjesë e procesit. Duke u bazuar në kronologjinë e këtij raporti, të gjeturat e komisionit lidhur më ketë aktivitet dhe vendimin për anulimin e këtij aktiviteti në kundërshtim me nenin 62 të LPP-së të proceduar nga Ismet Hyseni e të cilin Berat Marmullaku në cilësinë e ZPP-së e ka lënë në fuqi duke mos përmirësuar shkeljet ligjore që janë bërë me ketë vendim, Komisioni i rekomandon bordit që t’i shqiptohet vërejte me shkrim” thuhet më tutje në vendimin e KRPP-së.

Marmullaku fajin ia hedh shefit të tij Ismet Hysenit

 Gjatë marrjes në pyetje nga komisioni i KRPP-së  Berat Marmullaku ka thënë se vendimi për anulimin e këtij procesi të prokurimit nuk është i tij, por i shefit të tij Ismet Hyseni, e që sipas tij sapo e ka marrë ketë vendim ai ka shkuar në pushim mjekësor.

 

 

 

” Duke u bazuar në gjendjen faktike, lidhur me ketë, gjatë shqyrtimit të kërkesës së OSHP-së për komisionin ishte e paqartë se si të vazhdoj ta trajtoj ketë kërkesë pasi që vendimi i cili ishte marrë në kundërshtim me ligjin e që OSHP-ja pretendonte është proceduar nga berat Marmullaku komisioni ka gjetur se i nijeti vendim është proceduar nga menaxheri i  Prokurimit, andaj OSHP-së iu drejtua me një kërkesë shtesë për këtë çështje. OSHP-ja ka kthyer përgjigje duke i dërguar disa dëshmi që shumica përfshinin korrespodenca të Berat Marmullakut me bordin e OSHP-së dhe ekspertin e shqyrtimit të ankesave” thuhet më tutje në vendimin e KRPP-së.

Në bazë të ligjeve dhe rregullave të Prokurimit, mos zbatimi i vendimeve të Organit Shqyrtues të Prokurimit paraqet shkelje të rëndë ligjore.

 

Shperndaje: