​PDK bojkoton adresimin vjetor të presidentes Osmani
Prokurim / 17 Dhjetor, 2021
admin

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar i PDK-së nuk do të qëndrojë në sallë të Kuvendit për të dëgjuar adresimin e presidentes Vjosa Osmani.

Tahiri në një postim në Facebook shkruan se presidentja Osmani ka manifestuar një paaftësi totale për të ushtruar rolin kushtetues, me theks të veçantë në agjendën e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

Shperndaje: