16 Komuna nuk shpenzuan asnjë cent për investime kapitale për tre muaj
Lajme / 6 Qershor, 2023
admin

16 komuna të vendit, nga 38 sa janë gjithsej nuk kanë shpenzuar asnjë cent për investime kapitale.

Këto të dhëna figurojnë në raportin financiar për periudhën tre mujore 1 janar-31 mars 2023, shkruan Front Online.

Këto komuna janë: Fushë Kosova, Dragashi, Mamusha, Juniku, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Mitrovica Veriore, Kaçaniku, Kamenica, Shtërpca, Ferizaj, Parteshi, Hani i Elezit, Kllokoti dhe Ranillugu.

E ajo që bie në sy është se asnjëra prej këtyre komunave nuk udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përpos, Mitrovicës Veriore ku VV-ja i fitoi zgjedhjet më 23 prill, por se raporti përfshin vetëm periudhën janar-mars.

Kurse, tri komunat që udhëhiqen nga partia që janë në pushtet ka pasur shpenzime për investime kapitale, ani pse edhe në to përqindja është e vogël.

Podujeva e cila udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi ka shpenzuar për investime kapitale 5%, Shtimja që udhëhiqet nga Qemajl Aliu me vetëm 2% dhe Gjilani nga Alban Hyseni më 4%.

Janë vetëm pesë komuna që kanë shpenzuar vetëm 1% të buxhetit për investime kapitale si Graçanica, Suhareka, Istogu, Klina, dhe Peja.

Ndërsa, më nga 2% janë komuna e Drenasit dhe Prishtinës.

 

Tri komunat që shpenzuan më shumë për investime kapitale

Tri komunat që shpenzuan më shumë në tre mujorin e parë të këtij viti janë: komuna e Malishevës që udhëhiqet nga Nisma Socialdemokrate më 36%, ajo Rahovecit nga AAK-ja më 23% dhe po ashtu Deçani po nga kjo parti më 19%, raporton Front Online.

Pas këtyre vjen komuna e Skenderajt më 17% dhe ajo e Obiliqit më 11%.

 

Sa shpenzuan për tre muaj për investime kapitale komuna e Prizrenit, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajt e Vitisë?

Një përqindje e vogël që është shpenzuar për investime kapitale është vërejtur edhe në komunat e Prizrenit, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajt, Vitisë e Novobërdës.

Prej të gjithë këtyre komunave prin Prizreni më 7%.

Duke u pasuar nga ajo e Ferizajt, Vitisë dhe Novobërdës më 6%, si dhe Gjakova më 4%.

Front Online ka raportuar edhe për shpenzimet që kanë pasur dikasteret qeveritare për investime kapitale në tre mujorin e parë të këtij viti./Front Online/

 

Shperndaje: