Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin mars 2023, raporton Instituti për Hulumtime “Front”.
Në muajin mars janë regjistruar 2 000 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).
Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 015 lindje janë meshkuj dhe 985 lindje janë femra.
Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 856 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 488 janë meshkuj dhe 368 janë femra./ Instituti për Hulumtime “Front”/