3 miliardë e 314 milionë euro buxheti për vitin 2024
Ekonomi / 31 Tetor, 2023
admin

Buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se koeficienti i pagave po për këtë vit do të jetë 110 euro.

“Buxheti për ministrinë e Punëve të Brendshme do të jetë 216 milionë, mbi 153 milionë euro për ministrinë e Mbrojtjes, për arsim do të jenë 370 milionë euro, shëndetësia do të ketë mbi 340 milionë euro përfshirë edhe grantin për komunat”, ka thënë Kurti.

Shperndaje: