Rreth 22 mijë familje përfituese të skemës sociale në mars të këtij viti
Lajme / 27 Prill, 2023
admin

Rreth 22 mijë, është numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në muajin mars të këtij viti, raporton Instituti për Hulumtime “Front”.

Skema e ndihmës sociale ofron ndihmë të përkohshme financiare familjeve të cilat janë në varfëri dhe janë të përzgjedhura në përputhje me kriteret e parapara në ligjin nr.04/L-096 duke u bazuar në nenin 8,paragrafin 1,nën paragrafin 1.4 dhe paragrafin 4 te Rregullores (QRK)NR.04/2021.

Përfitues të skemës sociale janë 21 948 familje me gjithsej 86 945 anëtarë.

Shuma dhe mënyra e llogaritjes së ndihmës sociale përcaktohet sipas kritereve si ne vijim:

2.1 Për anëtarin e parë (1) të familjes, përcaktohet vlera prej shtatëdhjetë (70) euro;

2.2. Për anëtarin e dytë (2) të familjes, përcaktohet vlera prej njëzet (20) euro;

2.3. Për çdo anëtar tjetër te familjes, përcaktohet vlera prej dhjet (10) euro; dhe

2.4. Për çdo anëtar fëmijë(nën 18 vjeç) të familjes, përcaktohet shtesa prej dhjet (10) euro, përmbi vlerën e llogaritur si anëtar i familjes, sipas pikës 2.1,2.2 dhe 2.3.

Pa marrë parasysh numrin e anëtarëve të familjes dhe fëmijëve, shuma mujore që një familje mund

të përfitojë më së shumti është dyqind e pesëdhjetë (250€) euro nga skema e ndihmës Sociale./Instituti për Hulumtime “Front”/

 

Shperndaje: