Komuna e Deçanit është përfituesja më e madhe e pensioneve për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Instituti për Hulumtime “Front”.
Sipas Agjensionit të Statistikave të Kosovës, bazuar në gjendjen e muajit mars 2023, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 36.826.
Numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Deçanit me gjithsej 4,051 veteranë përfitues.
Nga numri i përgjithshëm i veteranëve nga ta 33.512 janë meshkuj dhe 3.314 femra. /Instituti për Hulumtime “Front”/