Mitrovica prin me numrin më të madh të përfituesve të pensioneve të Minatorëve të Trepçës
Lajme / 28 Prill, 2023
admin

1 mijë e 628 persona janë përfitues të skemës së pensioneve të Minatorëve të Trepçës, të cilët kanë marrë pension në vlerë 126 euro në muajin mars, raporton Instituti për Hulumtime “Front”.

Komuna që prin me numrin më të madh të përfituesve është Mitrovica me 886 veta.

Të drejtën në pension të parakohshëm e realizojnë të gjithë të punësuarit në kompleksin “Trepça” të cilët e kanë humbur vendin e punës deri në fund të vitit 2004.

Pensionet iu paguhen të gjithë minatorëve të kompleksit “Trepça” nëse i plotësojnë kushtet dhe kriteret e parapara për njohjen e të drejtës në pension të parakohshëm sipas Ligjit mbi skemat pensionale të financuara nga shteti (Ligji nr.04-L-31).  Shuma mujore e pagesës është 126 €./Instituti për Hulumtime “Front”.

 

Shperndaje: