Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka reaguar pas vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e rrugës mbi lumin Ibër.
Ai i kontaktuar nga FrontOnline, ka thënë se nuk duhet të merren vendime të një anshme rreth hapjes së rrugës mbi lumin Ibër, sipas tij, duhet koordinim ndër shtetëror për të marrë vendime të tilla.
“ Unë mendoj se nuk duhet të merren vendime të një anshme, duhet të ketë koordinimin me institucionet shtetërore duke përfshirë Policinë Kosovës, Kryeministrin dhe akterët e tjerë, që të mos ketë çfarëdo lloj tensioni”, ka thënë Zeqiri
Tutje, Zeqiri ka folur edhe për sigurinë dhe reagimin e listës serbe për tensione nëse hapet rruga mbi lumin Ibër, ai theksoi se e përkah vendimin, vetëm se ka kërkuar të ketë bashkërendim institucional.
“Unë nuk kam pas informacione për këtë vendim, vetëm mund të them se, duhet të informohen institucionet e sigurisë, unë sot kam qenë edhe në Policinë e Kosovës, për tu koordinuar rreth sigurisë në punën tonë, për të vazhduar me planet të cilat i kam si kryetar për të punuar për banorët e Zubin Potokut, pa dallime partiake, etnie apo fetar”, tha Zeqiri.
Këtë të premte, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, ka marrë vendim për hapjen e rrugës mbi lumin Ibër.