Kurti me Lajçakun: Marrëveshja bazë të zbatohet pa kushte e pa vonesa
Lajme / 28 Prill, 2023
admin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Greqi për të marrë pjesë në punimet e Forumit Delphi.

Në margjina të këtij takimi, Kurti ka zhvilluar një takim me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Diskutuam për takimin e radhës në Bruksel dhe për zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajçakun në Forumin Delphi”, tha Kurti në Twitter.

Ai theksoi se marrëveshja bazë “duhet të zbatohet krejtësisht dhe me shpejtësi”.

“Pa parakushte e pa vonesa”, potencoi kryeministri Kurti.

Kreu i ekzekutivit kosovar gjatë ditës zhvilloi një takim edhe me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach./Instituti për Hulumtime “Front”.

Shperndaje: