Opozita “flakareshë” Qeverisë për rritjen e shpenzimeve luksoze
Lajme / 1 Maj, 2023
admin

Rritjen e shpenzimeve të luksit për vitin 2022 e kanë kritikuar partitë opozitare në deklarimet e tyre pë iFront.

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa është shprehur i shqetësuar me shumën prej 24 milionë euro të harxhuar nga zyrtarët shtetërorë në kohën e qeverisjes së Kurtit.

“Qeveria aktuale kundërshtonte çdo cent që shpenzohej nga qeveritë paraprake. Tash janë rrit shpenzimet e luksit, por janë ulur shpenzimet kapitale. Po investohet shumë në gjëra që kanë pak rol në zhvillimin ekonomik”, u shpreh Mustafa për “iFront”.

Sipas tij, përbërja e qeverisjes aktuale ka shkelur çdo premtim të bërë para ardhjes në pushtet.

“Janë rrit shpenzimet për dreka e darka, kurse në ekonomi nuk po vërehet asnjë gjurmë. Nuk e di çka mundet me reflektu kjo. VV po bën gjithçka që kishte kundërshtuar vetë dikur”, u shpreh Mustafa për “iFront”.

Pretendimet e njëjta i kanë edhe nga LDK-ja opozitare.

“Këta kanë thënë se nuk u duhen xhipat për shpenzimin e karburanteve, nuk u duhen truprojet, kurse tash po del që po”, vlerësoi deputetja e këtij subjekti, Valentina Bunjaku për Institutin për hulumtime Front.

Kjo thotë se është trashë luksi qeveritar.

“Kjo qeveri është qeveri e rrejshme dhe e mashtrimit qytetar. VV ka akuzuar qeveritë për shpenzime luksi dhe për shpenzime në mënyrë jo transparetne. Megjithatë qeveria e udhëhequr prej saj i ka dyfishuar shpenzimet e luksit”, u shpreh Bunjaku.

Shteti harxhon më shumë miliona në luks me Kurtin kryeministër

Shperndaje: