Në Prishtinë, për 3 muaj, u hapën 862 biznese
Ekonomi / 2 Maj, 2023
admin

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përmes raportit mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, ka treguar se janë regjistruar 3 mijë e 86 biznese në tre mujorin e parë të vitit 2023.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave prin komuna e Prishtinës me 862 ndërmarrje të regjistruara (27.9%); Ferizaj me 267 ndërmarrje të regjistruara (8.6%); Prizreni me 261 ndërmarrje të regjistruara (8.4%); Gjilani me 172 ndërmarrje të regjistruara (5.6%); Peja me 160 ndërmarrje të regjistruara (5.2%); dhe Fushë Kosova me 124 ndërmarrje të regjistruara (4.0%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

 

Shperndaje: