Hotelet në Kosovë u vizituan nga mbi 50 mijë klientë në mars
Lajme / 3 Maj, 2023
admin

Gjatë muajit mars mbi 50 mijë persona frekuentuan hotelet në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës. Të dhënat janë nxjerr nga anketa e saj e bërë 146 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Sipas rezultateve të anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 52 089 prej tyre 30.76% ishin vendorë dhe 69.24% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 111 405, prej tyre 33.54% nga vendorët dhe 66.46% nga të huajt, raporton Instituti për Hulumtime Front.

Numrin më të madh të vizitorëve e ka Rajoni i Prishtinës me 18 567 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka Rajoni i Pejës me 65 253 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj.

Shperndaje: