Rreth 18 mijë persona me aftësi të kufizuara marrin pension 100 euro nga shteti
Lajme / 4 Maj, 2023
admin

17 mijë e 966 persona marrin pensione nga shteti si përfitues të skemës pensione për personat  me aftësi të kufizuara, raporton Instituti për Hulumtime “Front”.

Kuma që prin me numrin më të madh, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është Prishtina me 2 mijë e 2 raste.

Pensioni i paaftësisë së përhershme iu ofron mbështetje financiare personave të përzgjedhur në përputhje me kriteret e përcaktuara me ligjin nr.04/L-131 sipas mjeteve të ndara për këtë qëllim nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

Pensioni i paaftësisë së përhershme iu paguhet të gjithë atyre personave që janë shtetas të Republikës së Kosovës, që posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët i kanë tetëmbëdhjetë (18) deri gjashtëdhjetë e pesë(65) vjeç.

Shuma mujore e këtij pensioni është 100 €

Shperndaje: