Deputeti Xhavit Haliti i ka rreth 150 mijë euro në bankë
Lajme / 8 Maj, 2023
admin

Për nga posedimi i pasurisë nuk qëndron keq as deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Ai në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka deklaruar se ka një tokë pyjore dhe një banesë që janë në pronësi të tij, kurse një shtëpi dhe tokë tjetër i ka deklaruar si të përbashkëta.

Kurse, ka rreth 150 mijë euro në bankë.

Haliti ka edhe pasuri të luajtshme, ku ka përmendur një veturë, stoli ari dhe stoli ari të tjera që janë në emër të bashkëshortes.

Deputeti ka deklaruar se ka të ardhura vjetore në vlerë prej mbi 25 mijë euro.

https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimet2023/Kuvendi%20i%20Republik%C3%ABs%20s%C3%AB%20Kosov%C3%ABs//Xhavit%20Haliti.pdf?fbclid=IwAR3ND7DsNcMmD6w4DOkzNRXKxFfJ02TAvnzw04EqNWyeDorOEVFVvgEYkS8

 

Shperndaje: