Antikorrupsioni në shqyrtim të 13 gjobave ndaj zyrtarëve që e deklaruan pasurinë pas afatit
Lajme / 10 Maj, 2023
admin

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar pasurinë e zyrtarëve publik më 5 maj.

Pasuria e disa prej tyre prekte shifrat milionëshe.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj ka bërë të ditur për Front Online se janë në proces të shqyrtimit të gjobave ndaj 13 zyrtarëve publik.

Kjo për shkak që të njëjtit pasurinë e tyre e kanë deklaruar jashtë afateve ligjore.

Buleshkaj, ka treguar se edhe sa mund të jetë gjoba ndaj këtyre zyrtarëve.

“Janë 13 zyrtarë që e nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor. Pra, ata që e kanë dorëzuar pas afatit, e që afati ishte deri në fund të muajit mars e pranojnë një gjobë deri në 30% të pagës mujore, jo më shumë se 500 euro”, ka thënë Buleshkaj për Institutin për Hulumtime “Front”.

Ndërsa, ka treguar se çfarë i pret ata zyrtarë të cilët nuk e kanë deklaruar fare pasurinë as pas 15 ditëve të përfundimit të afatit.

“Ndërsa, ata që nuk e kanë deklaruar fare pasurinë ose pas 15 dite të përfundimit të afatit shtesë dërgohen në Prokurori në formë informate ose kallëzimi penal”, ka shtuar Buleshkaj.

Deklarimi i rregullt i pasurisë ka filluar me 1 mars dhe ka përfunduar më 31 mars të këtij viti.

 

 

 

 

 

Shperndaje: