Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin mars 2023, raporton Instituti për Hulumtime “Front”.
Në muajin mars 2023, janë regjistruar gjithsej 1 539 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 176 raste.
Krahasuar me muajin Shkurt ka rritje të numrit të çifteve të kurorëzuara për (17%).
Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Mars janë 176 raste, krahasuar
me muajin Shkurt kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (44%)./ Instituti për Hulumtime “Front”/.