Prizreni “kampion” i shkurorëzimeve, në muajin mars u ndan 29 çifte
Lajme / 18 Maj, 2023
admin

Në muajin mars 2023, janë regjistruar gjithsej 1 539 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 176 raste, raporton Instituti për Hulumtime “Front”.

Qyteti i Prizrenit prin me numrin më të madh të shkurorëzime në muajin mars.

Në këtë qytet ndodhën 29 shkurorëzime.

Pas Prizrenit, qyteti ku ndodhën më së shumti shkurorëzime është Gjilani me gjithsej 15 raste në muajin mars të këtij viti.

Këto të dhëna i ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovë. /Instituti për Hulumtime “Front”/

Shperndaje: