Nexhat Halili, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Vitisë është zgjedhur drejtor i departamentit të Prokurimit ne Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
I njëjti ka ushtruar detyrën si asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, shkruan Front Online.
Ai edhe në deklarimin e pasurisë për vitin 2023 është deklaruar si asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Tek pasuria e paluajtshme, Halili ka deklaruar se ka një shtëpi që e ka trashëguar dhe dy toka të cilat i ka blerë.
Shtëpia kap vlerën e 35 mijë eurove, deri sa njëra tokë mbi 5500 euro e tjera mbi 1300 euro.
Ndërsa, tek pasuria e luajtshme Halili ka deklaruar një veturë të cilën e kanë blerë fëmijët e tij, e e cila kap vlerën e 13 mijë eurove.
Nexhat Halili, ka deklaruar se ka para të gatshme edhe në njërën nga bankat në Kosovë.
Ai ka para cash në vlerë prej 3000 euro, dhe mbi 9700 euro të tjera në një bankë në vend.