Statistikat e muajit prill, mbi 21 mijë familje jetojnë me asistencë sociale
Lajme / 25 Maj, 2023
admin

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023, raporton Instituti për Hulumtime “Front”.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit prill 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 127 familje me gjithsej 83 811 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 054 familje.

Skema e ndihmës sociale ofron ndihmë të përkohshme financiare familjeve të cilat janë në varfëri dhe janë të përzgjedhura në përputhje me kriteret e parapara në ligjin nr.04/L-096 duke u bazuar në nenin 8,paragrafin 1,nën paragrafin 1.4 dhe paragrafin 4 te Rregullores (QRK)NR.04/2021./Instituti për Hulumtime “Front”/

Shperndaje: