Kosova gjatë këtyre ditëve ka marr kritika të ashpra nga SHBA për shkak të tensionimit të situatës që u përshkallëzua deri në plagosje, dhunë e sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, zyrtarëve policorë, gazetarëve e qytetarëve.
SHBA-ja dhe BE-ja së fundi dolën me tri kërkesa për Kosovën, Shtensionimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Analisti dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkan, Daniel Serwer, në një prononcim për Front Online thotë se marrëdhëniet Kosovë-SHBA-BE janë të tensionuara.
Ngjashëm, Serwer thotë se janë marrëdhëniet e Prishtinës me serbët e veriut.
Serwer thotë se Kurti ka rënë dakord për zgjedhje të reja në veri me kusht që serbët të mos bojkotojnë
“Marrëdhëniet si me SHBA ashtu edhe me BE janë të tensionuara dhe kanë nevojë për riparim. Po kështu edhe marrëdhëniet e Prishtinës me serbët e Kosovës në veri. Një lloj kompromisi mbi çështjen e menjëhershme të krye bashkiakëve do të ishte i dobishëm. Mendimii im është se Kryeministri ka rënë dakord për zgjedhje të reja në veri me kusht që serbët të mos bojkotojnë. Kjo më duket një hap në drejtimin e duhur”, ka thënë Serwer për Front Online.
Serwer: Mund të ndodh shpallja “non grata” e disa personaliteteve dhe ngrirja e procesit të vizave
Lidhur me paralajmërimet se do të ketë sanksione për Kosovën në rast të mospranimit të këtyre kërkesave nga SHBA, si psh shpallja non grata e disa personaliteteve politike përfshirë edhe Kurtin si dhe ngrirja e procesit të vizave, Serwer thotë se të dyja janë të mundshme.
“Mendoj se të dyja janë të mundshme”, u shpreh shkurt ai.
Serwer për Asociacionin: Do të doja ta shihja propozimin e Kryeministrit Kurti
Ai ka thënë se donte ta shihte modelin që do ta propozoje Kurti për Asociacionin.
Serwer thotë se ka menduar se ai Kurti kishte sugjeruar përdorimin e Këshillit Kombëtar Serb në Kroaci si një model për Asociacionin.
“Po. Në një moment mendova se ai kishte sugjeruar përdorimin e Këshillit Kombëtar Serb në Kroaci si një model. Por do të doja të shihja propozimin e Kryeministrit për “vetë-administrimin” e komunitetit serb”, thotë ai për Front Online.