Raporti i Auditimit evidenton 8 raste të shkeljes së ligjit nga Presidenca
Lajme / 12 Qershor, 2023
admin

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka hasur në disa shkelje ligjore të cilat sipas gjetjeve të tyre i ka bërë Zyra e Presidencës së Kosovës.

Në raport, thuhet se në tetë raste Zyra e Presidencës, i ka tejkaluar afatet ligjore me zëvendësues të detyrës.

Sipas raportit thuhet se Ligji nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik, neni 32 paragrafi 4 parasheh: “Përjashtimisht, një pozitë e rregullt pune në Shërbimin Civil mund të plotësohet në rast të nevojës rë zëvendësimit apo mungesës së përkohshme të një nënpunësi civil varësisht nga rasti, për një periudhë jo më të gjatë se 12 muaj”.

“Në tetë raste kemi vërejtur se pozitat e rregullta të punës ishin zëvendësuar përmes vendimeve si zëvendësues, detyre në pozita të ndryshme e që ushtronin këto detyra për më gjatë se 12 muaj”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Në raport thuhet se “Mbajtja e pozitave e zëvendësues për një kohë më të gjatë, përveç se nuk është në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi, rrezikon që pozitat e ndryshme të mbahen nga persona që nuk i përmbushin kriteret e kërkuara/përcaktuara për pozitat adekuate”, thuhet në raport”.

Rekomandimi i ZKA-së, për presidencën: “Sekretari i Përgjithshëm të sigurojë që të ndërmerren veprime të nevojshme për plotësimin e pozitave (zëvendësimeve) me pozita të rregullta të punës”, thuhet tutje në raport”.

Shperndaje: