Më 30 qershor, ankandi i gjashtë i letrave me vlerë 20 milionë euro
Ekonomi / 27 Qershor, 2023
admin

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 30 qershor 2023 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2023.

Në këtë ankand do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12-mujor në shumën prej 20 milionë eurove.

“Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, njofton Ministria e Financave

 

Shperndaje: