Brenda pak ditësh janë përmbyllur në mënyrë urgjente procedurat për marrjen me qira të 292 veturave, të cilat do të vazhdojnë t’u shërbejnë institucioneve shtetërore.Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), ka nënshkruar sot kontratën me kompaninë “Auto Mita” për marrjen me qera të 292 veturave.
Kontrata, e cila është negociuar me vetëm një kompani, vlen 164 mijë euro. Përmes saj, AQP-ja ka siguruar marrjen me qera të 292 veturave, në pronësi të kompanisë “Auto Mita”.
Për 292 veturat me qera, Agjencia Qendrore e Prokurimit do të paguajë 132 mijë euro në muaj.