Çmimi i derivateve të naftës ka shënuar sërish rritje në Kosovë. Kjo ka ardhur pas ngritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe në berzë.
Kështu ka thënë Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.
“Çmimet në tregjet ndërkombëtarë dhe në brez është një rritje e lehte dhe të ne ka reflektu. Çmimet aktuale në Kosovë sot janë përafërsisht Dizelli 1.28 cent. Benz 1.33 cent“, tha Berjani.
Ai shtoi se qytetarët tanë janë duke u furnizuar me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizën më të lirë.
“S’mundemi me paragjyku se çfarë çmime do të kemi në ditët ne vijim sepse po ka lëvizje të mëdha. Po qytetarët tanë janë duke u furnizua me çmime ma te lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizën ma të lirë“, tha ai.