Zëvendësohet Bordi i fondit të sigurimeve shëndetësore
Lajme / 26 Korrik, 2023
admin

Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për të zëvendësuar Bordin drejtues të fondit të sigurimeve shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që do të jetë edhe pjesë e Bordit, ka thënë se zëvendësimi i Bordit është në përputhje me ligjin.

Bordi i ri i fondit të sigurimeve shëndetësore do të ketë shtatë anëtarë.

Përveç Vitisë, në Bord janë edhe Hekuran Nikçi (Ministria e Financave), Besnik Fetahu (Ministria e Financave), Kastriot Meça (Oda e Profesionistëve Shëndetësorë), Ardian Shefkiu (SHSKUK), Izet Sadiku (Asociacioni i Komunave të Kosovës) dhe Afrim Maliqi (Shoqata e Pacientëve).

Bordi aktual ishte në detyrë nga korriku i vitit të shkuar. Bordi drejtues i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore përbëhej nga Dafina Gexha-Bunjaku, Ahmet Ismaili, Klit Shala, Kastriot Meqa, Agreta Gecaj-Gashi dhe Muhamedali Kodra.

Shperndaje: