UP-ja ua ndalon profesorëve të mbajnë mësim edhe në privat
Arsim / 28 Korrik, 2023
admin

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinë, ka marrë vendim që t’ua ndalojë profesorëve që të angazhohen edhe në kolegje apo institucione private.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së enjte.

“Nuk lejohet angazhimi i personalet akademik në kolegje-institucione private të arsimit të lartë përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështetjen në çfarëdo forme të kolegjit-institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional”, thuhet në vendim.

Shperndaje: