Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës e ka hequr nga faqja kodin telefonik të Serbisë i publikuar për disa departamente të saj me kodin thirrës +381.
Largimi erdhi pas raportimit ekskluziv të Front Online sot gjatë ditës lidhur me këtë çështje.
Vetë kjo Agjenci ia kishte pezulluar certifikaten Klan Kosoves dhe bizneseve tjera me arsyetimin se po e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë.
Ky kod, ndërkombëtarisht pranohet si numër hyrës për republikën e Serbisë, raporton Front Online.
ARBK si një agjenci e Kosovës, së fundmi kishte marrë disa veprime, duke ua heq certifikatat e bizneseve, pikërisht me arsyetimin se po e paraqesin shtetin si pjesë të Serbisë dhe në këtë kontekst, po bëjnë shkelje kushtetuese.
Nuk dihet nëse e bënë me ose pa dashje, por pikërisht kështu veproi vetë Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, duke e lënë në faqen e saj zyrtare numrin me prefiksin e Serbisë +381.
Rreth kësaj çështje Front Online ka raportuar rreth orës 15:00, ndërsa sipas mediumit, pas raportimeve agjencia i ka ndryshuar kodat hyrës të numrave telefonik diku pas orës 17:00.
ARBK-ja që ia hoqi licencën Klanit, promovon prefiksin e Serbisë +381