Në vitin 2022 mbi 4 mijë kosovarë morën vizë për bashkim familjarë nga shteti gjerman
Lajme / 30 Gusht, 2023
admin

Ambasadat Gjermane në mbarë botën, siç raporton SchengenVisaInfo.com, mbanë numrin më të lartë të vizave të lëshuara për ribashkim të bashkëshortëve gjatë vitit 2022.

Sipas Zyrës Federale të Jashtme të Gjermanisë, në vitin 2022, vendi ka dhënë gjithsej 71 mijë e 129 viza për bashkim familjarë për të huajt, që paraqet një rritje në krahasim me vitin e kaluar.

Pas indianëve, turqve, libanezëve e rusëve, kosovarët renditën si të 5-tit me kërkesën më të madhe për vizë për bashkim familjarë në Gjermani, në total me 4 mijë e 643.

Marr parasysh numrin e popullsisë së Kosovës në krahasim me vendet të cilët gjendet lartë saj me numrin e kërkesave për vizë në Gjermani, kërkesa për të dalë jashtë vendit mund të cilësohet shqetësuese.

Të dhënat e Zyrës Federale, ndër të tjera bëjnë të ditur se nga të gjithë kombësitë, indianëve iu është dhënë numri më i madh i vizave për ribashkimin familjarë në vitin 2022. Pas indianëve si përfitues më të mëdhenj janë turqit, libanezët e rusët.

“8 mijë e 930 shtetasve indianë u janë dhënë vizë për bashkim familjarë. 8 mijë e 778 turqve Gjermania u dha vizë për bashkim familjarë. Nga viza për bashkim familjarë përfituan edhe 5 mijë e 8 libanez”.

Shperndaje: