E ardhmja e miliona fëmijëve është në rrezik pasi ka shënuar rritje numri i atyre që braktisin shkollën për të punuar, tha kreu i organit të punës të Kombëve të Bashkuara për BBC.
Gilbert Houngbo, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), tha se ishte shënuar një regres anembanë botës mes problemeve ekonomike globale.
Disa nga format e punës përfshinin shfrytëzimin seksual.
Ai tha se nëse nuk veprojnë tani me vendosmëri dhe shpejtësi, problemi do të përkeqësohet.
Ndërsa, arsyet e këtij problemi sipas tij është pandemia që pasoi me rritjen e inflacionit, raporton BBC.
Të dhënat e përpiluara nga OKB-ja në fillim të vitit 2020 zbuluan se rreth 160 milionë fëmijë po i nënshtrohen punës dhe se përparimi global për t’i dhënë fund asaj kishte ngecur për herë të parë në 20 vjet.