Ekonomia e Kosovës shënon rritje vetëm 2.02 për qind, opozita me akuza për pushtetin
Ekonomi / 20 Shtator, 2023
admin

Prodhimi i Brendshëm së Kosovës ka shënuar rritje reale për 2.02 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.

Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke shtuar se rënia e eksporteve të mallrave kanë shënuar rënie për rreth 11 për qind.

“PBB-ja në tremujorin e dytë 2023 shënon rritje reale për 2.02 për qind, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak”, bën të ditur ASK-ja.

“Komponentët e PBB-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje ishin eksporti i shërbimeve me 13.62 për qind, importi i mallrave dhe shërbimeve me 6.29 për qind, shpenzimet e konsumit final të Qeverisë me 3.96 për qind, shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake me 3.68 për qind dhe formimi i bruto kapitalit me 2.04 për qind. Ndërsa, rënie kishte eksporti i mallrave me 10.67 për qind”, thuhet në raport.

Shperndaje: