Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e muajit korrik, në lidhje me lindjet, vdekjet e kurorëzimet, raporton Instituti për Hulumtime “Front”.
Në muajin korrik 2023 janë regjistruar 2 451 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 273 lindje janë meshkuj dhe 1178 lindje janë femra.
Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 835 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 462 janë meshkuj dhe 373 janë femra.
“ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, Vdekjet DEM-2, Kurorëzimet DEM-3, dhe Shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, thuhet në njoftim.