Kosova edhe këtë vit është renditur e para, me shkallën më të ulët të kriminalitetit, në Indeksin Global të Krimit të Organizuar 2023, raporton Front Online.
Kosova është vlerësuar me 4.97 pikë, e përcjell nga Maqedonia e Veriut me 5.03.
Serbia është vlerësuar përsëri me nivelin më të lartë të kriminalitetit me 6.22, e përcjellë nga Mali i Zi me 5.90 dhe Bosnja dhe Hercegovina me 5.85.
Niveli i qëndrueshmërisë i Kosovës është vlerësuar me 5.08 pikë ndërsa në vitin 2021 ishte 4.42 pikë dhe renditet e treta pas Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Sa i përket nivelit të qëndrueshmërisë, Maqedonia e Veriut rendit e para me 5.29 pikë e përcjellë nga Shqipëria me 5.13 dhe Kosova me 5.08. Bosnia dhe Hercegovina ka nivelin më të ulët të qëndrueshmërisë me 3.88 pikë.