Numri i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës( UÇK) po rritet nga viti në vit, ndonëse po bëhen rreth dy dekada e gjysmë nga përfundimi i luftës në vend, raporton portali “FrontOnline”.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në tetor të vitit të kaluar numri i përgjithshëm i veteranëve ka qenë 36,766, përderisa në tetor të këtij viti kjo shifër ka arritur në 36,800, duke u rritur kështu për 34 veta.
Përndryshe, kryeministri Kurti dhe bashkë partiakët e tij kanë kritikuar qeveritë e kaluara për rritjen e numrit të veteranëve, e cila, gjë, siç deklaronin ata po bëhet për qëllime elektorale.
Por, kur Qeveria që udhëhiqet nga Lëvizja “Vetëvendosje” po i bënë 3 vjet, rritja e numrit të përgjithshëm të veteranëve nuk ka të ndalur.