Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka dhënë detaje për numrin e fluturimeve gjatë vitit 2023 në aeroportin “Adem Jashari”.
“Deri në ditën e sotme, me përkushtim dhe vëmendje të plotë, pritëm dhe përcollëm 25779 operime ajrore për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Mision yni ishte dhe mbetet – shërbime të sigurta të navigacionit ajror, për gjithë shfrytëzuesit e hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës. Këtë e themi dhe e arrijmë pa mburrje, por me rezultate të prekshme të punës ekipore. Jemi në rrugë të mbarë edhe me procesin e normalizimit të plotë të hapësirë ajrore. Për të jetësuar këtë objektiv madhor, përveç tjerash, gjatë këtij viti nisëm dhe po zhvillojmë projektin më të rëndësishëm deri tani – Sistemin ATM” thuhet në njoftimin e ASHNA-së.