Datë historike/ Sa fëmijë kanë lindur më 17 shkurt nga viti 2008?
Lajme / 19 Shkurt, 2024
admin

Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Kështu thuhet në Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë moment sublim për Kosovën, 16 vjet më parë, Evropës iu shtua një shtet i ri.

Pas gjithë vuajtjeve dhe sakrificave nga okupimi serbë, Kosova shpalli Pavarësinë si shtet demokratik e sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor.

Kërcënimet serbe nuk u ndalën, por përfaqësuesit e Republikës nuk u dorëzuan për ta arritur ëndrrën që shumë shqiptarë luftuan e e dhanë jetën për këtë.

17 Shkurti për të gjithë shqiptarët është ditë feste e gëzimi.

Për disa është më shumë se festë.

Më këtë datë disa qytetarë e festojnë edhe ditën e lindjes së tyre.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, me këtë datë historike që nga viti 2008 e deri më tani kanë lindur 82 fëmijë.

E prej tyre, janë 45 të gjinisë mashkullore, dhe 37 të gjinisë femërore.

“Lindjet që kanë ndodhur me 17 shkurt 2008 sipas data bazës së ASK-së janë: 82 gjithsej prej tyre 37 femra dhe 45 meshkuj”, thuhet në përgjigjen e ASK-së të dhënë për Front Online.

 

Flamur, Lirim, Pavarësi, Çlirimtar/ Cilët emra patriotik janë më të shpeshtë në Kosovë?

 

Kosova shënon 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Si shkas i simboleve që përfaqësojnë shtetin, shumë qytetarë bartin edhe emra patriotik.

E, emri më i shpeshtë që iu është vënë qytetarëve është ai Flamur.

Me këtë emërim në Kosovë sipas Agjencisë së Statistikave janë rreth 4 mijë e 268 persona.

Pas këtij, pason emri Lirim, që janë diku rreth 2 mijë e 317 persona.

Front Online nga ASK-ja, ka marr edhe emra të tjerë që kanë motive festive patriotike.

“Flamure 42, Pavarësi 8 femra, Çlirimtar 58, Çlirimtare 128, Çlirim 1393, Çlirime 23 femra, Kosovë 44 meshkuj dhe 5 femra, Kosovar 197, Kosovare 2184 femra dhe 1 mashkull, Atdhe 899, Atdhetare 99, Prekaz 2, Shqiptar 52 meshkuj, Shqiptare 11 femra, Lirim 2317, Lirime 16”,  sipas Agjencisë së Statistikave.

Ndryshe, Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2023 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 25 mijë e 586 lindje.

Prej tyre 13 mijë e 229 meshkuj si dhe 12 mijë e 357 femra./Front Online/

 

Shperndaje: