Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e djeshme të Bordit janë marrë dy vendime e njëra nga to ka qenë emërimi i Bekir Gërgurit si kryeshef ekzekutiv.
“Bordi i Drejtorëve të KEK SHA njofton se në pozitën e kryeshefit ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energjetike të Kosovës është emëruar Bekir Gërguri”, thuhet në njoftim.
Por, del që Gërguri është njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi ai ishte kandidat për Asamblenë Komunale në Komunën e Obiliqit.