Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti edhe pak muaj i bën katër vite prej kur ka marr nën udhëheqje Kosovën, shkruan FrontOnline.
Është Qeveria më jetë gjatë në historinë e Republikës së Kosovës, por megjithatë po cilësohet si Qeveri që ka dështuar dhe stagnuar në shumë çështje.
Për opozitën kosovare, Qeveria Kurti nuk është se ka punuar dhe se nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna për shumë çështje e tema që ka premtuar.
Nga opozita theksojnë se problemet ekonomike, si rritja e çmimeve, projektet kapitale, mos zhvillimi ekonomik, çështjet diplomatike dhe stagnimi i njohjeve, po ashtu kthimi i dialogut nga politik në teknik, marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar, janë disa nga gjërat që opozita e cilëson si dështim të kësaj qeverie.
Deputeti i VV-së numëron sukseset e Qeverisë: Me liberalizim i kemi dhënë fund izolimit të qytetarëve
Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, për FrontOline ka folur për sukseset e Qeverisë së udhëhequr nga lideri i tij, Albin Kurti dhe subjekti tij politik, Vetëvendosje.
Ai thotë se është opozita ajo që bën vlerësimin e punës së Qeverisë dhe jo opozita, duke vendosur si sukses edhe liberalizimin e vizave i cili ndodhi me 1 janar të këtij viti.
‘’Ne jemi shumicë, jo opozitë. Opozita bene vlerësime e kritika ndaj qeverisë. Ato po i bëjnë në vazhdimësi. Nuk besoj qe kanë nevoje për ndihmën tone. Sa i përket sukseseve e përparimit ato janë ne shume fusha te ndryshme qe prekin direkt qytetaret e vendit. Duke filluar nga liberalizimi i vizave. Sot qytetaret tanë udhëtojnë lirshëm, pa pengesa ne te gjitha vendet e zonës shegën. Pra i kemi dhënë fund izolimit te padrejte ndaj qytetarëve tanë.’’ thotë ai
Sukses i Qeverisë për deputetin e VV-së është edhe progresi në ligjshmërin e territorit të vendit.
‘’Progresi ne ligjshmërisë në gjithë territorin është me se evident. Luftimi i krimit te organizuar, trafikut te drogës e kontrabandës është me i larte se asnjëherë me pare. Ushtrinë e kemi me te fortë se kurrë’’ deklaron ai.
Deputeti Ramadani thotë se me ligjet e miratuara është avancuar sistemi gjyqësor.
‘’Me ligjet qe kemi miratuar kemi filluar edhe reformat në administratën publike, kemi avancuar sistemin gjyqësor me themelimin e gjykatës komerciale duke lehtësuar e përshpejtuar procedurat për kontestet qe prekin bizneset e kompanitë. Për fat te keq 2 ligje kyçe të kësaj fushe si ai për Byron e Konfiskimit te Pasurisë se Pajustifikueshme, dhe ligji për Vetingun kane mbetur peng i Gjykatës Kushtetuese’’ shton tutje deputeti Ramadani për FrontOnline.
Sukses tjetër për deputetin e VV-së, është edhe vendimi për subvencionimin për shtesat për fëmijët dhe nënat lehona
‘’Për herë te pare ne vendin tone kemi shtesa për fëmijë e për nenat lehona, kemi subvencionuar e ndihmuar familjet në nevojë me subvencionim te energjisë e kemi promovuar evidencën e energjisë elektrike duke subvencionuar pajisje efecientë për ngrohje’’ shprehet ai.
Po ashtu, ai thotë se edhe projektet infrastrukturore janë suksese tjera të Qeverisë.
‘’Shume projekte infrastrukture qe ishin stërzgjatur e bllokuar me vite të tëra tani po marrin epilog siç është rruga Prishtinë – Podujevë dhe ajo Prishtinë – Mitrovicë. Ne bujqësi kemi rritur subvencionet duke promovuar rritjen e kultivimit te kulturave bujqësore pakrahasueshëm me vitet paraprake. Këto janë vetëm disa prej sukseseve të qeverisë por edhe fushat tjera si kultura, sporti diplomacia etj., kanë pasur periudhën me të mirë që nga paslufta ne Kosovë’’ përfundon deputeti i VV-së, Valon Ramadani për FrontOnline.
Deputeti i PDK-së: Qeveria ka dështuar dhe është dorëzuar përballë proceseve, nuk e di asnjë sukses të saj
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa për FrontOnline thotë se kjo Qeveri ka dështuar pëballë proceseve që ka Kosova dhe se për të Qeveria Kurti ka vetëm dështime dhe nuk ka arritje.
”Sa i përket dështimit kjo tashmë është dëshmuar nga vetë Qeveria që është dorëzuar përballë proceseve që ka Kosova në arenën ndërkombëtare, si dialogu me Serbinë e deri me sanksionet. Ne kemi shumë dështime dhe nuk kemi asnjë arritje’’, thotë ai.
Beqa për fushën e diplomacisë, deklaron se deri tani nuk ka ndonjë njohje dhe asnjë anëtarësim.
‘’Nuk kemi asnjë njohje, asnjë anëtarësim, dështimi i fundit është mos anëtarësimi në KiE. Kemi dështim si në raport të brendshëm ashtu edhe të jashtëm. Është shumë e gjatë lista e dështimeve’’ potencon deputeti Beqaj.
Ndërkaq për proceset e brendshme, deputeti i PDK-së, thotë se ka problem me ligjin, shtrenjtim të energjisë, mungesë punësimi e mungesë të investimeve kapitale.
‘’Nga brenda kemi probleme me sundimin e ligjit, kemi shtrenjtim të energjisë elektrike, kemi mungesë punësimi, kemi mungesë të investimeve kapitale. Kjo Qeveri as projektet e qeverive të kaluara nuk ka arritur që të i vazhdoj’’, deklaron deputeti Hajdar Beqa për FrontOnline.
I vetmi ‘’sukses’’ i Qeverisë Kurti, për deputetin e PDK-së, mbetët ndryshimi i ‘’lukut’’
‘’Me një fjalë është Qeveri e dështimit, për sukses nuk e di që ka përveç se ka ndryshuar ”lukun”, veturat dhe garderrobën. Kisha dashur të ketë suksese por nuk ka’’
Ai për fund thote se duke i ditur këto dështime, PDK po kërkon zgjedhje.
‘’Për këtë PDK po kërkon zgjedhje të reja’’ përfundon ai.
Dumoshi e LDK-së: Kjo Qeveri duhet me dhënë dorëheqje, ka dështuar në gjitha fushat
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, në një prononcim për FrontOnline e konsideron skandaloze udhëheqjen e Qeverisë nga kryeministri Albin Kurti.
‘’Kemi skandale të pa riparueshme diplomatike, pastaj nuk e kemi asnjë njohje, e kemi refuzimin e projektit strategjik të gazit, ku Kosova i ka humbur rreth 200 milion dollarë të garantuara nga SHBA-ja, pastaj kemi rritjen enorme të faturave të energjisë, në anën tjetër nuk kemi as rritje të pagave. Rritja enorme e çmimeve e gjërave esenciale’’ shprehet ajo
Dumoshi, e konsideron skandaloze po ashtu udhëheqjen në politikën e jashtme e që e konsideron edhe mjerim dhe se dialogu sipas saj është kthyer nga dialog politik në teknik.
‘’Politika e jashtme ka qenë skandaloze, është mjerim çka ka ndodhë. Kalimi i dialogut nga politik në teknik, ky është dëmi më i madh që i ka kushtuar politikës kosovare’’ deklaron deputetja e LDK-së.
Ajo shton se janë bllokuar gjitha fondet ndërkombëtare dhe ka shumë marrëveshje që presin në rend për tu votuar në Kuvend.
‘’Krejt fondet dhe marrëveshjet ndërkombëtare janë bllokuar, ka shumë marrëveshje që presin në rend dhe nuk kalojnë. Kjo Qeveri është shumë arrogante. Kjo Qeveri duhet me dhënë dorëheqje dhe me shkuar në zgjedhje’’, potencon ajo.
Deputetja Dumoshi për FrontOnline thotë se LDK-ja ka njerëz që mund ta ndryshojnë këtë gjendje, pasi që sipas saj kjo është dëshmuar edhe më pare me qeveritë që ka udhëhequr LDK-ja dhe se tashmë kanë edhe programin ‘’Rruga e Re’’
‘’LDK së pari ka shumë ekspert, të profileve të ndryshme. Ka njerëz që janë dëshmuar si ministra e kryeministra dhe arritjet e qeverive të LDK-së edhe sot prekën. LDK e ka një program të qartë ”Rruga e Re”, e që me kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhiku do ia dalim mbanë’’ deklaron ajo.
Bytyqi e AAK-së për Qeverinë Kurti: Suksese për me i numëruar nuk ka, do të mbahet mend veç për dështime
Deputetja e AAK-së, Albanë Bytyqi, për FrontOnline thotë se është e lehtë të numërohen sukseset e Qeverisë nga Albin Kurti, por se nuk ka diçka të tillë për renditje.
‘’Për me i numëruar sukseset e qeverisë Kurti është shumë lehtë pasi nuk ka diçka të tillë’’ thotë ajo.
Deputetja Bytyqi, deklaron se Qeveria Kurti do të mbahet mend vetëm për dështimet e saj duke filluar nga dialogu Kosovë-Serbi, dështimi në fushën e energjisë, kapja e bordeve e dështime tjera.
‘’Kjo qeveri do të mbahet mend vetëm për dështimet e saj, duke filluar nga dialogu Kosovës Serbi, dështimi në fushën e energjisë, kapja e bordeve dhe institucioneve të pavarura, menaxhimi jo profesional i situatave të sigurisë të krijuara në veri, dhënia e dhjetëra tenderëve njëburimor, dështimet në politikën e jashtme, pastaj premtimet e shumta gjatë fushatës zgjedhore të cilat kanë mbetur vetëm premtime, disa edhe kanë nis por as shanset më të vogla nuk janë që ato të përfundojnë në kuadër të mandatit dhe mbi të gjitha, ka dëmtuar rëndë raportet më miqtë ndërkombëtarë’’ thekson ajo.
Bytyqi e AAK-së, thekson se qysh në fillim Kryeministri Albin Kurti ka filluar keq me qeverisje dhe se ka pasur kryeneçësi.
‘’Kryeministri qysh në fillim qeverisjen e tij e ka nis keq e ka nis me kryeneçësi, ka dashtë të mos dëgjojë asgjë dhe askënd. Mendoi që me fjalë të bukura e fjalime filozofike e mban entuziazmin e qytetarëve, por kjo periudhë po vjen drejt fundit dhe kryeministri do e marrë atë që e meriton’’ përfundon ajo.
Analisti Arifi: Qeverinë Kurti e vlerësoj me notën shtatë, ka dështuar në ekonomi dhe diplomaci
Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline thotë se do ta vlerësonte qeverisjen e Albin Kurit me notë shtatë dhe se kreditin pozitiv ia jep sa i përket menaxhimit me Veriun e Kosovës.
‘’Nëse vlerësojmë nga 6 deri në 10, e kisha vlerësuar me një shtatëshe, ndërsa nëse flasim për suksese, suksesi i vetëm është kontrolli i Veriut të Kosovës aty konsideroj se ka pasur një sukses të dukshëm por ende nuk e dijmë një sukses final, sidoqoftë e vlerësoj të suksesshëm dhe nën dy minimizimi i korrupsionit të parasë publike, të paktën kështuë është perceptuar, por që nuk do të thotë se është e saktë, ndërsa në ekonomi në diplomaci nuk ka pasur sukses’’ thotë ai.
Sa i përket aspektit ekonomik, analisti Arifi e sheh të dobët dhe se nuk ka pasur progres në këtë fushë
‘’Në aspektin ekonomik e shoh jashtëzakonisht dobët, investimet kapitale thuajse se nuk ka fare dhe është pikëpyetje a mund të përfundohen në këtë mandat dhe në në aspekt kanë dështuar të prodhojnë efekt’’ thekson ai.
Arifi deklaron se në aspektin e dialogut me Serbinë po ashtu nuk është dukur ende ndonjë sukses i prekshëm, derisa thotë se nëse pranohet Asociacioni do të duhej të rritej kërkesa e Kosovës për çështje me të mëdha.
‘’Në aspektin e dialogut nuk ka ende sukses të dukshëm apo të prekshëm sepse ende nuk është bërë asgjë dhe mënyra si është trasuar rruga e narracionit, rezultati është zero-zero, sepse as nuk kemi marr njohje nga Serbia dhe as anëtarësim në NATO dhe duhet të dijmë se çka fitojmë nëse e pranojmë Ascoiacionin. Është dashur të kishim kërkesa me të mëdha nëse kishim pranuar Asociacionin’’ përfundon ai./FrontOnline/