Zgjedhjet në BE/ Çfarë e pret Kosovën?
Lajme / 8 Qershor, 2024
admin

Për tri ditë rresht në shtetet e Bashkimit Evropian do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian do të mbahen në të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nga 6 deri më 9 qershor 2024. Rreth 370 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në gjithë bllokun, por jo të gjithë do të dalin në zgjedhje.

Deri më tani Parlamenti Evropian, ka qenë i udhëqur kryesisht nga krahu liberal, por gjërat pritet të ndryshojnë, derisa krahu i ekstremit të djathë ka filluar të merr përkrahje.

E pikërishtë për këtë, partitë politike po e shohin si problem dhe shqetësim edhe për Kosovën, duke ditur se Kosova është nën sanskione të BE-së.

Batusha për zgjedhjet në BE: Besojmë që të fitojnë forcat pro Kosovës, të merr fund qasja e pabalancuar ndaj nesh

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, njëherit anëtar në Komisionin për Integrim Evropian, për FrontOnline, beson se forcat politike pro Kosovës, do të jenë fituese të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

‘’Zgjedhjet ne BE janë ne nje dinamikë qe nuk është parë me herët. Besojmë qe forcat politike pro Kosovës do të jenë ngadhënjimtarë’’, shprehet ai për FrontOnline.

Batusha, thekson se Bashkimi Evropian, duhet të nxjerrë mësime nga gabimet e saj në dialogun Kosovë-Serbi.

‘’Mendoj qe BE duhet te nxjerrë mësime nga gabimet e saja në dialogun Kosovë – Serbi’’, thotë ai.

Deputeti i VV-së, shprehet se qasja e pa balancuar e BE-së, duhet të marr fund dhe se shpreson që zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të sjellin pozitivitet.

‘’Qasja e pa balancuar natyrisht qe duhet te marre fund. Duam te besojmë që këto zgjedhje do te sjellin pozitivitet në ketë drejtim’’ përfundon Batusha për FrontOnline.

Ahmetaj për zgjedhjet e BE-së: Rrymat e ekstremit të djathtë mund të kenë rol negativ në perspektivën e Kosovës

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, e cila ka qenë po ashtu ambasadore e Kosovës në Bruksel, thotë se është kurioze për të parë rezultatin e zgjedhjeve në BE për Parlamentin Evropian, duke u shprehur se rrymat e ekstremit të djathtë po marrin përkrahje nga qytetarët evropian.

‘’Zgjedhjet që do të mbahen këtë javë na bëjnë kurioz që ta shohim rezultatin e tyre, por ajo që shohim është se rrymat ekstreme të djathta janë në rritje e sidomos kur merret parasysh raportet që Kosova i ka tani me BE-në’’ shprehet ajo.

Për Ahmetajn, Kosova ka humbur momentumin sepse jemi vendosur nën sanskione të BE-së, për shkak të këtyre institucioneve.

‘’Parlamenti Evropian është vetëm njëri nga institucionet e BE-së, ne duhet me folë në përgjithësi për BE-në dhe institucionet tjera të tyre. Kosova e ka humbur momentumin sepse ne jemi në sanksione të BE-së, për shkak të këtyre institucioneve’’ deklaron ajo.

Nënkryetarja e PDK-së, thotë se rrymat e ekstremit të djathtë mundë me pas rol negativ për shtetet e Ballkanit Perëndimor e veçmas për Kosovën.

‘’Rrymat e ekstremit të djathtë mundën me pas rol negativ në perspektivën e shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së e normalisht edhe në raport me Kosovën’’ potentoj  Mimoza Ahmetaj për FrontOnline.

Kadrijaj: Kjo Qeveri sa herë ka marrë veprime pa koordnim me aleatët ka dështuar

Deputetja e AAK-së, Time Kadrija, thotë për FrontOnline, se tashmë fokusi nuk do të jetë më tek Kosova, por tek zgjedhjet në BE dhe SHBA.

‘’Kemi qenë komplet të dështuar. Tash do të ketë zgjedhje në SHBA dhe BE. Tani fukusi i ndërkombëtarëve dhe Kosova nuk është qendra e botës dhe nuk do të kemi fokusin që ishte dashur me pas’’ thotë ajo.

Kadrijaj, shprehet derisa thotë se opozita e ka përkrahur Qeverinë aktuale për nismat që janë në interes të Kosovës, duke votuar edhe marrëveshjet ndërkombëtare, por që as këto nuk kanë sjllur rezultat për vendin.

‘’Ju e dini që si parti opozitare dhe e kemi përkrahur këtë Qeveri dhe i përkrahim nismat që janë në interes të Kosovës, por asnjë nga këto s’kishte rezultat’’ potencon ajo.

Deputetja e AAK-së, shprehet se Qeveria Kurtis a here ka marr veprime pa koordinim me aleatët ka dështuar.

‘’ Kjo Qeveri sa herë ka marr veprime pa koordnim me aleatët tanë ka dështuar. Ne luftën e kemi fituar me aleatët, paqen e kemi fituar me ta dhe Kosova nuk ka të ardhme pa përkrahjen e tyre’’ përfundon deputetja Time Kadrijaj.

Çka është Parlamenti Evropian?

Parlamenti Evropian është trupi i vetëm i Bashkimit Evropian që përfaqëson shtetasit e vendeve anëtare.

Funksioni i tij primar përfshin negocimin e ligjeve të BE-së me anëtarë të qeverive, që përfaqësohen prej Këshillit Evropian.

Parlamenti Evropian, po ashtu, miraton buxhetin e BE-së dhe voton për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e bllokut evropian.

Ky institucion ka përgjegjësi mbikëqyrëse, përfshirë fuqinë për të miratuar apo refuzuar emërimin e presidentit të Komisionit Evropian – pozitë në të cilën është aktualisht Ursula von der Leyen e Gjermanisë – dhe të komisionarëve.

Për dallim prej parlamenteve kombëtare, Parlamenti Evropian nuk ka të drejtë të propozojë ligje, por mund të negociojë ligjet e propozuara prej Komisionit Evropian.

Parlamenti Evropian përbëhet prej 720 anëtarëve dhe zgjedhjet për të mbahen çdo pesë vjet. Deputetët e këtij institucioni e zgjedhin më pas presidentin për një mandat dy vjet e gjysmë. Presidentja aktuale në shkuarje është Roberta Metsola e Italisë.

Kush mund të votojë?

Në 21 vende anëtare mund të votojnë shtetasit mbi moshën 18-vjeçare. Në Belgjikë, Gjermani, Austri dhe Maltë, mosha minimale është 16-vjeçare. Shtetasit e Greqisë, që kanë mbushur 17 vjet në vitin zgjedhor, do të mund të votojnë po ashtu, ndërsa në Hungari, individët e martuar mund të votojnë pavarësisht moshës. Shtetasit e BE-së mund të votojnë në shtetin e tyre të origjinës, apo edhe prej jashtë.

Votimi prej jashtë është i lejuar në të gjitha vendet anëtare, përveç në Çeki, Irlandë, Maltë dhe Sllovaki. Në Bullgari dhe Itali, kjo e drejtë u takon vetëm atyre që jetojnë brenda bllokut evropian.

Shtetasit që jetojnë në ndonjë vend tjetër të BE-së mund të zgjedhin për të votuar prej shtetit të origjinës, apo për kandidatët e shtetit ku jetojnë. Votuesit mund të zgjedhin se për cilin kandidat të cilit vend do të votojnë, mirëpo nuk u lejohet që të votojnë në dy shtete në të njëjtën kohë.

Kush mund të garojë si kandidat?

Votuesit mund të zgjedhin kandidatë individualë apo delegatë të partive politike, varësisht prej shtetit. Pasi të zgjidhen, politikanët prej secilit vend mblidhen nëpër grupe evropiane, varësisht prej orientimeve politike, për të formuar Parlamentin.

Disa vende anëtare, përfshirë Gjermaninë, përcaktojnë që për zgjedhjet e Parlamentit Evropian mund të nominohen vetëm pjesëtarë të partive politike apo figura të lidhura me politikën.

Individët e zgjedhur nuk mund të mbajnë pozita në qeveritë kombëtare apo trupa tjera politikë, sikurse Komisioni Evropian, Gjykata e Drejtësisë apo Gjykata e Audituesve. Mbi të gjitha, të gjithë kandidatët duhet të jenë shtetas të BE-së/FrontOnline/

 

Shperndaje: