Banka Botërore thotë se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan një rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti.
Ndërsa kjo rritje solide thuhet se po e nxit punësimin në rajon, Banka Botërore tregon se Kosova e ka numrin më të ulët të të punësuarve.
“Në Kosovë, përkundër përfitimeve të fundit, vlerësohet se vetëm 37.1 përqind e popullsisë në moshë pune është e punësuar”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore, me titull “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”.