Kompanitë e sigurimit rreth 150 milionë € të hyra, por vetëm 15 milionë € i deklaruan fitim
Ekonomi / 12 Mars, 2025
admin

Rreth 150 milionë euro kanë qenë të hyrat e kompanive të sigurimit në Kosovë gjatë vitit 2024, mirëpo fitimi neto i deklaruar nga të njëjtat nuk ka qenë më shumë se 15 milionë euro.

Dymbëdhjetë kompani të sigurimit që veprojnë në tregun e Kosovës, gjysma e tyre me kapital vendor e gjysma tjetër me kapital të huaj, nga 150 milionë euro të hyra, 135 milionë euro i kanë deklaruar si shpenzime, përderisa vetëm 15 milionë euro i kanë paraqitur si fitim të pastër, raporton FrontOnline.

Sipas raporteve financiare të Bankës Qendrore të Kosovës, vitin e kaluar kompanitë e sigurimit kanë paguar rreth 74 milionë euro dëme.

/FrontOnline/

Thyhet çdo rekord/ Bankat kosovare me mbi gjysmë miliardi euro të hyra gjatë vitit 2024

Shperndaje: