Pas shtrenjtimit të rrymës paralajmërohet valë e re shtrenjtimesh në Kosovë
Ekonomi / 20 Mars, 2025
admin

Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) njoftoi të premten se ka propozuar një shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike për rreth 15 për qind, i cili pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm.

Sipas ZRRE, rritja mesatare e tarifave për konsumatorët mund të arrijë deri në 15 për qind. Kjo rritje do të prekë të gjithë segmentet e konsumatorëve, përfshirë amvisëritë  dhe bizneset.

Por, çfarë efekti në ekonominë e vendit mund të ketë ky shtrenjtim i rrymës?

 

Një bukë në Prishtinë shitet 50 cent, në Gjilan 60 cent

Bashkim Zejnullahi, kryetar i Shoqatës së Mullistëve, në një prononcim për FrontOnline nuk ka qenë në gjendje të tregoj nëse do të shtrenjtohet edhe buka pas shtrenjtimit të rrymës, ndonëse çmimi i bukës ka dallime të mëdha në disa qytete të Kosovës. Në Prishtinë një bukë shitet 50 cent, përderisa në Gjilan 20% më shtrenjtë se në kryeqytet, përkatësisht 60 cent.

Ai ka theksuar se nuk beson se do të ketë një rritje të çmimit të bukës, duke pasur parasysh se çmimi i energjisë nuk do të pësojë një rritje më të madhe se 15%. “Nuk mendoj se do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë ose lëvizje të madhe në çmimin e bukës. Nëse rritja është vetëm 15%, nuk besoj se do të rritet çmimi i bukës,” tha ai.

Kryetari i Shoqatës së konsumatorëve: Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të përfshijë çdo gjë sektor si “cunami”

Kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaqaniku, ka paralajmëruar për pasojat e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se nuk është vetëm një mendim, por një bindje e thellë se kjo rritje do të shkaktojë turbulenca të mëdha në tregun e prodhimeve, mallrave dhe shërbimeve.

‘’ Jam  tejet i sigurt se ngritja e çmimit të energjisë elektrike do të shkaktojë turbulenca të mëdha në tregun e prodhimeve, mallrave e shërbimeve’’, tha Kaqaniku për FrontOnline.

Ai  tha se vala e shtrenjtimeve do të zhvillohet sipas efektit “domino”, duke përfshirë çmime të larta në të gjitha fushat, sektorët dhe degët e ekonomisë. Kaqaniku shtoi se ngritja e çmimeve do të prekë të gjithë, dhe do të ketë edhe ngritje abuzive të çmimeve, nga ata që historikisht janë marrë me veprime të tilla të ndaluara.

Njohësi i ekonomisë: Rritja e çmimit të rrymës më së shumti ndikon te pensionistët dhe kategoritë sociale

Njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, ka komentuar rritjen prej 15% të çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se ky ndryshim do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet e produkteve dhe artikujve bazë. Sipas

Bellaqës, sa herë që ka pasur rritje të çmimit të energjisë, janë ngritur edhe çmimet e produkteve, pasi

Bellaqa paralajmëroi se kjo rritje do të ndikojë negativisht në fuqinë blerëse të qytetarëve, veçanërisht tek kategoritë më të ndjeshme si pensionistët, ata në kategoritë sociale dhe sektori privat.

Shperndaje: